E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

E rëndë, ushtari rus sulmon shokët, humbin jetën tetë persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Rusi ku një ushtar ka vrarë tetë ushtarë të tjerë dhe plagosi dy në një bazë në rajonin Zabaikale të Siberisë.

 

Reklamë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, përmes një njoftimi për mediat ka bërë me dije se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e një sulmi nervor që mund të ketë pësuar ushtari në momentin kur ka nisur me të shtënat.

 

Ushtari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur  po e ruante bazën në atë kohë.

 

Një komision i posaçëm, i udhëhequr nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrey Kartapolov, u tha se është nisur drejt vendit ku ka ndodhur incidenti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë