E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rëndë! Po kalonte pushimet në Durrës, mbytet në det turistja nga Bosnje-Hercegovina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Durrës.

Një turiste nga Bosnje-Hercegovina është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det.

“Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, teksa po lahej në det, shtetasja S. T., 66 vjeçe, banuese në Bosnjë dhe Hercegovinë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë