Një 40-vjeçar, i identifikuar si Rinald Rakipaj, u arrestua nga policia e Vlorës këtë të martë sepse akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçare.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 22 mars.
Lexo edhe :
Rinald Rakipaj akuzohet edhe se ka nxitur të miturën së bashku me dy shoqe të tjera që të përdorin lëndë narkotike.
Këtë vepër penale 40-vjeçari e ka kryer në bashkëpunim me një 33-vjeçar, i cili ishte proceduar edhe më parë për nxitje për përdorimin e drogës./vizionplus.tv






