Subscribe

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Tiranë. Një efektiv i FNSH-së është qëlluar për vdekje nga djali i tij 7-vjeç.

Bëhet fjalë për Roland Bicerrin, i cili dyshohet se u qëllua aksidentalisht nga djali i tij i mitur.

Ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, ku punonjësi i policisë po luante bilardo së bashku me miqtë e tij. Ndërkohë, i biri vuri re armën e shërbimit dhe qëlloi drejt të atit.

Polici u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *