E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

E rëndë në Greqi/ 16-vjeçari vret aksidentalisht xhaxhanë, më pas qëllon edhe veten

Një 16-vjeçar vrau aksidentalisht xhaxhanë e tij në Greqi, teksa kishin shkuar për gjah.

 

Pas krimit, qëlloi me armë zjarri edhe veten. Ai iu nënshtrua një operacioni në spitalin e Artës, dhe mësohet se gjendja shëndetësore e tij paraqitet e rëndë.

 

Reklamë

Mediat greke shkruajnë se adoleshenti e ngatërroi xhaxhanë me një derr të egër.

 

Pasi dëgjuan të shtënat, babai i 16-vjeçarit vrapoi për të parë se çfarë ndodhi.

 

Kur babai iu afrua të miturit duke e pyetur se çfarë kishte ndodhur, ai shkrepi armën drejt vetes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë