Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon Belgjikën me...

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në...

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat pas dy...

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë një aspekt...

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

Muçi nuk është më lojtari më i shtrenjtë te...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Vlorë, një...

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e...

E PLOTË/ Sot Primaret e Partisë Demokratike, votimi në qarqet e vendit për të zgjedhur kandidatët në lista

1 Mars 12:23

Partia Demokratike ka nisur të zhvillojë zgjedhjet e saj primare në 12 qarqet e vendit.

Votimi nisi në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 18:00. Gazetarët e Vizion Plus janë duke ndjekur procesin e Primareve nëpër qarqe.

Qarku Tiranë- Në garë janë 81 kanddiatë. Procesi ka nisur prej orës 08:00 të mëngjesit dhe vijon pa probleme

Qarku Fier- I pranishëm është drejtuesi politik i qarkut, Gazmend Bardhi, i cili dha udhëzimet për mbarëvajtjen e procesit të votimit. Në këtë raund primar, garojnë 22 kandidatë. Në selinë e degës Fier pritet që rreth 1000 anëtarë të hedhë votën për të zgjedhur kandidatin e preferuar.  I pari që ka hedhur votën ishte drejtuesi politik Gazmend Bardhi, i cili e pasoi më vonë me pjesëmarrësit e tjerë dhe kandidatët.

Qarku Lushnje- Që në nisje të procesit të votimit, është vënë re një numër i madh anëtarësh që votojnë për të preferuarin e tyre. Procesi po vijon normalisht dhe në një atmosferë të qetë, por dukshëm është padurimi i anëtarëve për të hedhur votën. Disa nga kandidatët e Lushnjes ishin të pranishëm në ambientet e jashtme të selisë për të ndjekur vijimin e procesit. Sajmir Korreshi, Eduart Sharka, Ilda Dhori, Elisabeta Rredhi, Gentian Çela dhe Sevin Serjani janë gjashtë emrat nga zonat Lushnje e Divjakë që presin votat e anëtarësisë për në Primaret e PD.

Qarku Elbasan- Procesi po vijon pa probleme. Gjithsej, në të gjithë qarkun e Elbasanit janë 22 kandidatë për të cilët demokratët do të japin sot votën e tyre. Në qytetin e Elbasanit janë rreth 4000 anëtarë me të drejtë vote, ndërkohë që në të gjithë qarkun janë rreth 12,900 anëtarë me të drejtë vote.

Qarku Berat- Proçesi është i organizuar mbi formulën “Një anëtar, një votë”, ku çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve në fletën e votimit. Në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut, të dalë nga degët Berat, Kuçovë, Poliçan, Dimal dhe Skrapar. Në garë për këto primare janë 10 kandidatë.

Qarku Dibër- Në listë janë 13 kandidatë që do të kërkojnë votën e anëtarësisë për të qenë zyrtarisht kandidat për 11 Majin. Procesi i votimit është i ndarë në 4 qendra: Burrel, Klos, Bulqizë dhe Peshkopi. Janë 6,500 anëtarë me të drejtë vote që do të vendosin se kush do të jetë në listën përfundimtare të 11 Majit nga koalicioni opozitar. Pjesëmarrja e anëtarësisë ka qenë e lartë në orët e para të procesit.

Qarku Vlorë- Në listë janë 13 kandidatë për të cilët votohet në primaret e PD në rang qarku. Sipas kryetarit të PD Dega Vlorë, Hysni Sharra, procesi ka nisur qetë dhe pa probleme, ndërsa anëtarët e PD kanë nisur prej mëngjesit për të votuar. Në listën e kandidatëve për këto primare spikatin edhe emrat e ish-kryetares së degës Sarandë, Afrovita Dhimojani, deputetes Ina Zhupa dhe gjeneralit Pirro Ahmetaj. Rezultati pritet të bëhet i ditur ditën e diel.

Qarku Korçë – Gjithsej janë 19 kandidatë që garojnë për të qenë kandidatë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit. Votimi për kandidatët e preferuar do të kryhet në të gjitha degët e Partisë Demokratike të qarkut.

Qarku Shkodër – Janë 31 emra në garë, ndërsa kanë të drejtë vote 7 mijë anëtarë të kësaj force politike. Primaret e këtij viti kanë një risi, pasi do të votohet sipas parimit “një anëtar, një votë”, ku në listë do të përzgjidhet vetëm një emër i preferuar.

Qarku Lezhë – Në garë janë 19 kandidat, ndërsa numri i anëtarëve në rang qarku është 7,600. Kryetarja e Partisë Demokratike, Donika Ndoj, thotë se procesi ka nisur në orën 8:00 dhe po vijon normalisht pa probleme, ndërsa bëri thirrje ndaj çdo anëtari të PD që të marrë pjesë në këtë proces mjaft të rëndësishëm për demokracinë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
PD primaret Qarqe Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e protestës së flamingove organizuan një sulm kriminal ndaj turizmit

më shumë...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike

më shumë...

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:08

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon...

10:38

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

10:18

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e...

10:11

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat...

9:53

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama:...

9:37

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin...

9:27

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë...

9:00

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi të...

8:55

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

8:39

Vetëm 5 minuta ecje pas vakteve mund...

8:00

Muçi nuk është më lojtari më i...

7:41

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

7:27

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e...

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.