Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa para luftës...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin...

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish në shesh

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një armëpushim

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet që kalojnë...

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

E PLOTË/ Flet gruaja e efektivit Goxhara: E tradhtova vetëm një herë! Erjoni më shau dhe ofendoi

23 Gusht 13:24

Efektivi i policisë, Erjon Goxhara ditën e sotme u la në masën e sigurisë “arrest me burg”. Më 19 gusht, Goxhara plagosi me armë zjarri inxhinierin Lorenc Kosta. Goxhara dyshonte se bashkëshortja e tij, G.Goxhara kishte një lidhje jashtëmartesore me Kostën.

Krahas dëshmisë së Goxharës, i cili deklaroi se Kosta e provokoi dhe nuk ksihte qëllim ta vriste, është zbardhur edhe dëshmia e bashkëshortes së tij, G.Goxhara.

Lexo edhe :

Related Posts

DOSJA/ “Më qëlluan poshtë shtëpisë”, kishte lidhje intime me gruan e policit, Lorenc Kosta mori shokun në telefon pasi u plagos
DËSHMIA/ "E telefonoi drejtori", djali Erjon Goxharës zbulon për herë të parë praninë e dajes polic kur kolegët po i ndiqnin të atin
Plumba tradhtisë, gjykata lë në burg policin, flet gruaja: Raporti im me Lorenc Kostën
VIDEO/ Polici nën akuzë për vrasje, Erjon Goxhara del para Gjykatës për masën e sigurisë
“Ti të më mbash nusen peng?”, del video nga momenti kur efektivi Goxhara plagos Lorenc Kostën: S’e ha dot djersën e familjes time

Kjo e fundit ka pranuar tradhtinë. Rreth një vit pasi kishte filluar punë si juriste, në Entin Rregullator të Energjisë ka krijuar njohje dhe afrimitet me shtetasin Lorenc Kosta, të cilin e kishte në punë.

Ky i fundit kishte pëlqim dhe në një moment dobësie shtetasja G. Goxhara deklaron se: “Kam pasur një raport intim me shtetasin Lorenc Kosta. Kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë, pas këtij momenti, kontaktet me Lorencin kanë qenë vetëm për çështje pune. Prej muajit Janar 2024 Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u fiksuar që mund ta tradhtoja.

Fillimisht, pretendimet e tij për tradhti nga ana ime ishin pa ndonjë shkak të arsyeshëm apo bazë konkrete, saqë në vijim filloi të bëhej obsesiv dhe të më ushtronte presion psikologjik që unë t’i tregoja personin me të cilin e tradhtoja. Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më parë, me një kolegun e punës sime, shtetasin Lorenc Kosta.

Fillimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”.

Shtetasi E.Goxhara (djali i Erjon Goxharës) ndër të tjera deklaron se: “Rreth orës 14:35 kur unë isha bërë gati për të dalë nga shtëpia dhe të shkoja në punë mua më ka marrë në telefon sërish babai im dhe më ka thënë se kishte plagosur Lorencin me armë. Unë e kam pyetur i revoltuar se përse e bëri. Ne kemi biseduar disa here pas kësaj telefonate ku ai më ka thënë që të dilja te rrethi i Shkozës pasi ne do te shkonim ne zonen e Freskut pasi atij i duhej te shkonte atje. Gjate kohes qe ne kemi komunikuar ne telefon une kam vene re qe ai ishte ne gjendje shume te renduar psikologjike dhe mua mu duk qe ai gjate tere kohes ishte ne panik.

Une kam dal ne vendin ku ai me tha qe ta prisja dhe gjate rruges qe ai po vinte kemi komunikur disa here te tjera ku e pyesja se ku ishte dhe nese ishte mire. Pasi babi ka ardhur te rrethi i Shkozes ne kembe ne kemi marre nje taxi dhe jemi nisur per ne zonen e Freskut. Kemi ndjekur rrugen nga rrugicat ku banon ish-presidenti Bamir Topi kemi dal te restorant Fresku dhe me pas kemi marre rrugen per nga zona e thesarit ne Fresk. Gjate rruges pasi dhe une kam qene shume i tronditur nga cfare kishte ndodhur mesa mbaj mend babai im ka biseduar disa here ne telefon mesa une kuptova me drejtues policie te pyesnin se ku ai ndodhej por babi u ka thene qe nuk ua tregonte se ku ndodhej. Sapo ne kemi mberitur te zona e thesarit te shtetit kemi zbritur te dy nga taksia dhe shoferit te taksise i tha te priste kurse mua me tha qe ta ndiqja nga pas. Menjehere ne kete moment sapo ne kemi zbritur na jane afruar 2 punonjes policie te veshur civil te cilet e kane thirrur ne emer babain tim Erjon dhe ai sapo i pa u largua me vrap ne drejtim te rrugicave te pallateve prane thesarit duke u thene ketyre personave qe me mire vras veten sesa te kalbem ne burg. Kete persona e kane thirur Erjon hajde me ne por babi u largua me vrap dhe keta te dy e kane ndjekur me vrap nga pas. Menjehere pas kesaj shoferi i taksise u largua kurse une kam qendruar ne trotuar dhe nga nje mjet tip BMW x5 ngjyre e bardhe mua me ka thirur nje person qe te afrohesha une kam refuzuar dhe me pas nga kjo makine ka zbritur dajua im i cili quhet Marsel Seferi dhe eshte punonjes policie ne dijenine time ne Strukturat Operacionale te Policise.

Ai me u afrua mua dhe me mori dhe se bashku ne hipem ne mjetin BMW x5 per te cilin pasi e pyeta ai me tha se eshte mjet i punes. Mua dajua pasi kam hipur ne mjetin ne fjale me ka thene se do te shkonim te Drejtoria e Policise ku une do te jepja deklarime per cfare dija dhe se cfare kishte ndodhur. Pak a shume ky eshte intenerari levizjeve te mia sot dhe se cfare ka ndodhur, une kaq arrij te mbaj mend pasi jam dhe shume i tronditur psikologjikisht nga e gjitha cfare ka ndodhur. Ndër të tjera shtoi se midis prinderve te mi ka rreth nje muaj qe kane lindur disa kontradita dhe debate mosmarveshje. Mesa une kam kuptuar dhe kam degjuar keto debate kane lindur pasi im ate dyshonte se mamaja ime e tradhetonte ate me nje koleg te punes. Mamaja ime prej afro 5 vitesh punon si specialiste prane ERE-s. Pasi im ate e ka provokuar ne lidhje me nje koleg te sajin te quajtur Lorenc mami ja ka pranuar babit qe dyshimet qe ai kishte ne lidhje me Lorencin ishin te verteta dhe se ajo e kishte tradhetuar.

Në deklarimin e tij shtetasi Laert Beqiri deklaron se daja i tij shtetasi Erjon Goxhara pasi ka mësuar se Griselda e ka tradhëtuar, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten. 

“Më datën 19.08.2024 në prezencën e tij Erjoni dhe Griselda janë takuar ku kanë pirë kafe në një lokal në hyrje të TEG dhe kanë biseduar për të ardhmen ku Erjoni ka kërkuar që bashkëshortja e tij ti kërkonte falje por që nuk ka ndodhur nga ajo. Ai ka tentuar ta godasë por nuk është lejuar nga nipi i tij, i cili në vazhdim ka shoqëruar shtetasen Griselda Goxhara për në banesë ndërkohë që gjatë kësaj kohe ajo godiste veten me grushte në fytyrë, gërvishte dhe qëllonte veten në pjesë të ndryshme të trupit”.

Nga deklarimi i shtetasit Marsel Seferi ndër të tjera ai sqaron se autori i dyshuar shtetasi Erjon Goxhara në orën 14:34 në aplikacionin Whatsapp i ka dërguar një video ku shfaqej një person i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, ndërsa në orën 15:00 shtetasi Marsel Seferi i ka kthyer mesazh: “..ca eshte kjo se spo e kuptoj…” Nga ana jonë u kqyr telefoni i shtetasit Marsel Seferi ku videoja u ruajt në CD për ti’u bashkëlidhur procesverbalit përkatës.

Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Elton Rodheshi ka deklaruar se është koleg pune me shtetasin Lorenc Kosta dhe rreth orës 13:55 shtetasi Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë që më qëlluan poshtë shtëpisë. Pasi ka shkuar në vend shtetasi Elton Rodheshi e ka pyetur si është ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte dicka e më pas e ka plagosur me armë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me procesverbalin përkatës janë kqyrur pamjet filmike të kamerave të bizneseve të zonës përreth, ku shfaqet autori i dyshuar i cili pasi del nga një automjet tip Mitsubishi drejtohet në trotuarin në afërsi të servis “Tata”, ku në dorën e djathtë mban një armë tip pistoletë me të cilën merr drejtim qitje në pjesët e poshtme të gjymtyrve dhe qëllon në drejtim të shtetasit Lorenc Kosta disa herë.

Provat e administruara gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë dërguar për ekazminime të mëtejshme shkencore.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë janë siguruar prova dhe fakte se shtetasi Erjon Xhevdet Goxhara me veprime aktive për motive të dobta xhelozie ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Lorenc Vasil Kosta, duke i shkaktuar atij dëmtime trupore. Për sa sipër shtetasi Erjon Goxhara ka konsumuar elemetë të veprave penale të “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe e municioniť”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Deshmia erjon goxhara griselda goxhara plagosja e lorenc kostes

Nga e njëjta kategori

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

më shumë...

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

më shumë...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin e Viroit (EMRI)

më shumë...

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:23

A i ka propozuar Adioni-Olës? Ish-fermerët “flasin...

10:58

“Ishte surprizë”/ Opinionistët analizojnë rrugëtimin e Mimoza...

10:35

“Je kapur pas fustanit…”/ A ndikoi Iliri...

9:53

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

9:36

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën,...

9:28

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët...

9:19

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen...

9:10

Radhë kilometrike në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin...

9:01

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet...

8:48

Pse e verdha e vezës së zier...

8:30

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa...

7:26

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet...

7:18

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish...

6:53

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

6:36

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një...

6:19

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre...

6:19

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet...

6:12

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën...

5:52

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë, mbi...

5:49

Peskov: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon polic...
  • Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert e mortit, Arma...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.