Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu shkruan se pandemia e koronavirusit është një bekim për kryeministrin Edi Rama

 

Sipas tij, kreu i qeverisë është i mbrojtur për sa kohë është koronavirusi në qarkullim, pasi në këtë situatë nuk mund të ushtrohen protesta dhe zgjedhje.

 

 

“Rama në “koalicion” me Coronavirus. Dy arsye pse Rama mbështet Coranavirusin duke mos ndërmarrë masat ekonomike dhe papërgjegjshmërinë totale institucionale. Fillimisht, nëse për të gjithë Coronavirus është një mallkim për Ramën është një bekim, pasi përsa kohë është Coronavirus nuk mund të ushtrohen as protesta, as zgjedhje. Rama përsëri është drejt fundit të tij por Coronavirus e mbajti në pushtet dhe ai e di se është i mbrojtur përsa kohë është Coronavirus në qarkullim. Kjo është dhe arsyeja pse Rama në papërgjegjshmëri të plotë ose mbase edhe me dashakeqësi personale, vendos që njerëzit të shkojnë dhe të paguajnë drita, ujin dhe çdo taksë tjetër. Rama thotë se nuk duhet të dalim dhe këtu jam dakord por kur bëhet fjalë për të paguar dritat, ujin e taksat e tjera të shtuara prej tij duhet të dalësh që çke me atë punë. Ai thotë se në të kundërt do ti presim dritat, por kur ikin dritat ikën edhe uji e kur ikën uji nuk mban dot higjenë. Ndërsa kur nuk kujdesesh për higjenën nuk lufton dot Coronën.”

 

Balliu shprehet se kryeministri po mundohet që pandemia të zgjasë sa më shumë, në mënyrë që edhe pushteti i tij të zgjasë po ashtu. Ai e konsideron Ramën një të “paditur për të luftuar virusin” dhe kërkon largimin e tij.

 

 

“A po mundohet Rama ti heqi armët qytetarëve për të luftuar Coronavirus në mënyrë që Corona të zgjasi sa më shumë dhe që pushteti i tij të zgjasi sa më shumë? Mendoj që po sepse s’ka shpjegim tjetër. Është logjike që nëse personi nuk punon ai nuk fiton para e nëse nuk fiton para nuk paguan dot taksat. Këtë e kupton kushdo edhe një i pashkollë si Rama e kupton. Ndaj ose Rama s’po kupton këtë gjë të thjeshtë, që se besoj, por nëse është rasti duhet të largohet sepse është tejet i paditur për të luftuar virusin ose atëherë ai ka bërë një kualicion me virusin për të zgjatur pushtetin që përseri duhet të iki. Nga do që ta shohësh për të hequr Coronavirusin duhet hequr CoRamavirus në fillim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *