Subscribe

Mijëra pelegrinë i janë drejtuar mbrëmë ku kanë kaluar natën dhe sot Kishës së Shën Ndout në shenjë sakrifice, falënderimi dhe lutjeje për ditë të mira për familjen dhe të ardhmen.Në mesin e besimtarëvë gjen të gjitha llojet e besimeve ndërsa të shumtë janë ata që kanë ardhur edhe nga Kosova.

 

Të tjerë besimtarë tregojnë për mrekullitë që kanë ndodhur.Kjo sipas tyre,është dhe ajo që mbledh kaq shumë pelegrinë në 13 të Martat e Shën Ndout.

 

Padër Klement Gjerkaj tregon për Vizion Plus, se njerëzit pasi kanë ardhë në këtë vend të shenjtë,i janë kthyer rrugës së Zotit,rrugë nga e cila shpesh tundohemi dhe dalim nga ajo.

 

Rruga nga autostrada deri te kisha mbeti një sfidë pasi nl darkë u deshen rreth dy orë për ta përshkuar për shkak të trafikut.Policia e vendosur në çdo segment vendosi bllokimin e rrugës nga qyteti deri te kisha gjatë darkës.Shërbimi ambulator i erdhi në ndihmë disa besimtarëve të cilët shfaqen probleme të vogla shëndetësore,ndërsa mesha e mesnatës shkoi e qetë dhe e paqtë.Kisha e Shën Ndout në Laç është vendi me numrin më të lartë të vizitorëve në veri.Drejtues të kishës thonë së këtë vend të shenjtë e vizitojnë rreth 1 milion besimtarë brenda një viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *