E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

E kthyen magazinën në laborator droge/ Pranga të riut, në kërkim një tjetër

Policia e Kurbinit zbuloi një laborator droge të ngritur në fshatin Fushë Gjormë. Efektivët vunë në pranga një 24-vjeçar dhe shpallën në kërkim një shtetas tjetër, 41 vjeç.

 

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira në një laborator droge. Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë kanabisi të kultivuara në vazo.

 

Reklamë

Po ashtu, u gjet edhe një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, që shërbente për të furnizuar me energji llamba, aspiratorë, filtra ajrimi, etj., që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

 

Efektivët ushtruan një kontroll edhe në banesën e 24-vjeçarit të arrestuar, ku u gjet një pushkë dhe dylbi të montuar.

 

Më shumë video

Reklamë