E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

E krahasoi me Netanyahun/ Erdogan kërkon 24 mijë euro dëmshpërblim nga liderja i partisë opozitare

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hapi një proces gjyqësor ndaj kryetares së një partie opozitare në Turqi, e cila e krahasoi atë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

 

Erdogan kërkon nga rivalja politike Meral Aksener që t’i japë 250 mijë lira turke (24.475 euro), si dëmshpërblim për krahasimin e pavend.

 

Reklamë

“Benjamin Netanyahu, i cili është disi një version izraelit i Erdogan, nuk hezitoi të vinte në shënjestër civilë dhe fëmijë në mënyrë që të sabotonte kundërshtarët e tij politikë dhe kështu të ruante pozicionin e tij”, tha Aksener të martën, para grupit të saj parlamentar.

 

Erdogan kritikoi ashpër Aksener, duke e quajtur atë të pamoralshme që e uli në të njëjtin nivel me Netanyahun.

Vazhdo të lexosh

Reklamë