E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E konfirmuar/ Dy helikopterë ukrainas kryejnë sulmin e parë në territorin rus

A still image taken from video footage shows a fuel depot on fire in the city of Belgorod, Russia April 1, 2022. Russian Emergencies Ministry/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. NO RESALES. NO ARCHIVES. MANDATORY CREDIT.

Pas rreth një muaji luftë, Ukraina ka kryer sulmin e saj të parë në territorin e Rusisë.

 

Zyrtarët në Moskë kanë raportuar se dy helikopterë ushtarakë ukrainas kanë goditur një depo nafte në qytetin Belogord, i cili gjendet rreth 25 kilometra në kufi me Ukrainën.

 

Sipas agjencisë shtetërore ruse, tetë cisterna me karburant janë në flakë, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të zhvendoset në tetë të tjera. Kompania e naftës, ka thënë në një deklaratë se askush nuk është plagosur si pasojë e zjarrit.

 

Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar ende mbi sulmin apo autorësinë e ngjarjes.

 

Ndërkohë, edhe pse Rusia kishte pranuar hapjen e korridoreve humanitare në qytetin Mariupol, zyrtarët e këtij qyteti kanë deklaruar se nuk është mundësuar një gjë e tillë. Ata pretendojnë se evakuimi i qytetarëve është shumë i rrezikshëm. Qyteti portual është i rrethuar nga rusët, të cilët kanë bllokuar të gjitha ndihmat humanitare.

 

Nga ana tjetër, presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, do të vizitojë Ukrainën. Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shkruan:“Rrugës për në Kiev”. Në fillim të kësaj jave, presidentja tha se ishte e rëndësishme që Parlamenti Europian të mbështeste aspiratën e Ukrainës për të qenë një vend kandidat për anëtarësimin në bllok.

 

 

Vazhdo të lexosh