Katër të mitur dyshohen si autorë që dhunuan muret e kalasës së Lezhës dy ditë më parë.

 

Burime për “Vizion Plus” bëjnë me dije se adoleshentët, nga mosha 13 deri 15 vjeç e përdornin oborrin e kalasë për të luajtur. Mirëpo, roja e kalasë nuk i ka lejuar që të futen pa prerë biletat. Të miturit kanë gjetur rastin kur në zyrën e informacionit nuk ndodhej njeri, dhe kanë shtyrë shkëmbinjtë nga muret e kalasë duke i hedhur.

 

Autorët janë marrë në pyetje në komisariatin e policisë së Lezhës në prani të psikologut dhe më pas janë lënë të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *