Kronikë
E kishin kthyer banesën në “shtëpi bari”, arrestohen babë e bir, në pranga dhe 3 punonjës të OSHEE

Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të hënë babë e bir, për kultivim të bimëve narkotike me llamba dhe përshtatje të ambientit për këtë qëllim.
Po ashtu, gjatë operacionit vihen në pranga edhe 3 punonjës të OSHEE-së, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.
Reklamë
Uniformat blu evidentuan në Shënvlash një banesë të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Në katin e katërt të baneses u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 254 bimë narkotike.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




