Çdo individ është unik dhe karakterizohet nga trajta të caktuara të personaliteti, të formuara nga natyra, kultura dhe edukimi i tij. Personaliteti, në thelb është çfarë jemi dhe si e identifikojmë veten. Ekzistojnë shumë faktorë që influencojnë karakteristikat dhe temperamentet njerëzore, si ato biologjike, diferencat sociale apo përvojat personale. Sipas astrologjisë, pozicionet relative të yjeve dhe planeteve ndikojnë gjithashtu në jetët tona. Në ditën e lindjes planetet, Hëna dhe Dielli kanë formuar një pozicion unik që formëson personalitetin tonë. Edhe nëse nuk besoni se yjet mundet të ndikojnë në jetën tuaj, ju këshillojmë të lexoni artikullin e mëposhtëm rreth karakteristikave negative të Dashit. Do të habiteni nga saktësia.

 

1. Të paduruar

Nga të gjitha shenjat, Dashi është më i paduruari, aq shumë sa që moto e tyre është “Tani, tani dhe tani!”. Janë të prirur t’i kërkojnë gjërat në çast. Mund të marrin një vendim shumë shpejt dhe më pas të pendohen. Padurimi mund të pengojë gjithashtu suksesin e tyre në jetë dhe karrierë.

 

2. Dominues

Personat e kësaj shenje janë të lindur që në momente të caktuara të bëhen shumë dominues. E kanë të vështirë ta pranojnë kur gjërat nuk shkojnë në atë mënyrë që e kishin menduar.Ndonjëherë mund të bëhen egoistë.

 

3.Gjaknxehtë

Personaliteti pasionant i tyre mund të shpjegohet lehtë nga fakti se i përkasin shenjës së zjarrit. Mund të bëhen agresivë nëse gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës së tyre. Nuk u pëlqen të marrin urdhëra nga të tjerët dhe të ndjekin rregullat.

 

4. Xhelozë
Kanë karakter të fortë që mund të shkojë deri në dominim. Janë të prirur të kenë mendime xhelozie në jetën dashurore apo në biznes. Duhet të bëjnë kujdes me këtë gjendje të menduarit të tyre pasi mund të bëjnë hapa prapa në të dyja rastet.

5. Të nxituar në bërjen e gjërave

Për shkak të temperamenti të tyre, të lindurit në shenjën e Dashit janë të prirur t’i bëjnë gjërat nxitimthi. Sapo të jeni të vetëdijshëm për këtë trajtë të personalitetit, mund ta përmirësoni. Kur keni për të marrë një vendim të rëndësishëm, merrni kohën e duhur. Përpiquni të arrini një gjendje të qetë mendore përpara se të merrrni vendime të rëndësishme.

 

6. Të paparashikueshëm

Energjia e zjarrit është e prirur që të influencojë personalitetin e Dashit, duke i bërë ata të paparashikueshëm. E kanë të vështirë të menaxhojnë kriticizmin dhe përballjen me vështirësitë. Ndoshta duken të paparashikueshëm në sipërfaqe, thellë-thellë janë miq dhe të dashur besnikë dhe të devotshëm, që luftojnë për kauzën apo për të dashurit e tyre./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *