E enjte, 15 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 19 minuta më parë
Politikë

“E kaluara u kthye si fantazmë…”, Rama paralajmëron protestuesit: Kushdo që ka dorë në këtë katrahuarë, do të paguajë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se të gjithë personat përgjegjës për aktet e dhunës dhe dëmtimin e godinës së Kolegjit të Europës në Tiranë do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Ai theksoi se secili që ka marrë pjesë në këto akte do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij, duke nënvizuar se Shqipëria nuk do të kthehet pas në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.

Rama: Deri dje kjo ishte zyra e Kolegjit të Evropës, shkollës së Evropës së bashkuar që e çelëm në Shqipëri së bashku me udhëheqësit evropianë të pranishëm këtu në Tiranë. Sot kjo është rrëniha e duarve që nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë duart e studentëve. Studentët janë e ardhmja. Janë të mirëpritur dhe për ta ne jemi gjithmonë gati të ulemi të flasim dhe të diskutojmë.

Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit. Secili që ka bërë këtë katrahurë, do të paguajë sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Katrahura që u kthye në verbërinë e saj, fantazma që do të përpiqet të rikthehet do të mbetet e kaluar. E ardhmja është e studentëve, e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.