E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vritet me armë zjarri një person brenda automjetit

Një person është ekzekutuar me armë zjarri brenda makinës në Kamëz. 48-vjeçari është gjetur i vdekur brenda makinës rreth orës 07:40 në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner.

Sipas policisë dyshimet e para janë se është vrarë me armë zjarri. Ende nuk dihet asgjë për të shkuarën e viktimës dhe pistat e mundshme.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë