Përsëritet historia e burgosjes së një gruaje nga burri i saj brenda shtëpisë. Policia e Tiranës arrestoi këtë të martë Asqeri Mandrin, i cili kishte kyçur brenda katër mureve bashkëshorten duke i ndaluar çdo formë komunikimi. Njëlloj si Jetnor Zhabolli, edhe 34- vjeçari, monitoronte gruan e tij me kamera në çdo cep të shtëpisë.
Siç shihet në këtë fotografi nga shtëpia në Kodër Institut gruaja e ngujuar vëzhgohej nga babai i katër fëmijëve të saj. Izolimi i gruas në shtëpi dhe monitorimi i saj me kamera ka ndodhur menjëherë pasi 34 vjeçari është kthyer nga Gjermania. Asqeri Mandri kishte rreth 6 muaj që ishte kthyer në Shqipëri duke shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Lexo edhe :
Related Posts
Komisariati numër 3 në kryeqytet thotë se ai e dhunonte gruan fizikisht, ndërsa në secilën nga dhomat e këndet e shtëpisë kishte vendosur nga 3 kamera, përfshirë edhe ambientet e jashtme. Vizion plus ka mësuar se Asqeri Mandri nuk ishte i punësuar, ndërsa për shkak të xhelozisë kishte ndaluar edhe gruan.
Në deklarimet e tij 34 vjeçari është shprehur se i vëzhgonte familjarët, sepse kështu kishte menduar se ishte me mira. Ndërkohë bashkëshortja ka thene0 para hetuesve se pas kthimit nga Gjermania, burri i saj ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe e akuzonte për tradhti.
Policia e Tiranës, ka marrë pamjet kamerave të sigurisë të instaluara brenda shtëpisë ku shfaqet Asqeri Mandri duke dhunuar gruan e tij. Ndërkohë edhe vëllai i tij rezulton i dënuar për dhunë në familje.
Më 26 janar u bë publik rasti i Jetnor Zhabollit, i cili i kishte hequr lirinë prej një viti e gjysmë gruas e dy fëmijëve të tij, me pretendimin se po i mbronte nga bota e jashtme. Ajo deklaroi ne polici se e donte burrin e saj, ndaj nuk e kishte denoncuar. Ndaj te riut Gjykata e Tiranës caktoi 20 ditë heqje lirie, deri në daljen e ekspertizës mjeko- ligjore./vizionplus.tv/