E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Polici qëllon veten me armën e shërbimit në Tiranë, në gjendje të rëndë në spital

Një efektiv policie në Tiranë ka qëlluar veten me armë zjarri ditën e enjte.

Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj, bëjnë me dije se një efektiv policie rreth 50-vjeç ka qëlluar veten me armën e shërbimit.

Reklamë

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 50 vjeçari kishte probleme me borxhet dhe në kushte të depresionit ka tentuar të vrasë veten.

Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Reklamë

Njoftimi: 

Më datë 14.12.2023, në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë