E premte, 18 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Kronikë

E fundit/ Plagosje me armë zjarri në Velipojë

Ilustrim · Vizion Plus

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak momente më parë në Velipojë.

 

Mësohet se ka mbetur i plagosur një person por nuk dihen ende shkaqet e përplasjes.

 

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe  po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Velipojë/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh