Ilir Proda është emir i propozuar nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.
Në garë ishin gjithashtu Altin Mena, Ardian Çipa, Neritan Nallbati dhe Skënder Hita.
Lexo edhe :
Related Posts
Njoftimi i ministrisë:
Në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm Nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Brendshme shpalli thirrjen publike për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Komisioni i Posaçëm i ngritur sipas parashikimit të të njëjtit ligj, zhvilloi seanca dëgjimore me qëllim vijimin e procesit të vlerësimit për 11 kandidatët e kualifikuar, sipas kritereve të këtij procesi. Seancat dëgjimore u ndoqën nga misionet partnere pranë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, ICITAP dhe EU4LEA, në rolin e vëzhguesit të procesit.
Komisioni i Posaçëm kreu verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët e kualifikuar, duke kërkuar të dhënat përkatëse nga organet ligjzbatuese si vijon: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM).
Në fund të këtij procesi, ditën e premte 27.09.2024, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, paraqitur si më poshtë sipas rendit alfabetik:
- Z. Altin Mena
• Z. Ardian Çipa
• Z. Ilir Proda
• Z. Neritan Nallbati
• Z. Skënder Hita
Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda dhe vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës.
Kush është Ilir Proda:
Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda është vënë nën lupën e SPAK. Prokuroria e Posaçme ka dyshime se ai së bashku me agjentë të policisë së Elbasanit, por edhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë dekonspiruar një operacion të 31 korrikut, që do të godiste një grup kriminal me aktivitet pikërisht në këtë qytet.
Bëhet fjalë për operacionin me 33 fletë-arreste, ku në pranga përfunduan vetëm 11 persona, ndërsa dy të tjerë ishim arrestuar më herët për vepra të tjera penale.
Por, policia dështoi të arrestonte dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, që SPAK i dyshon si krerët e organizatës kriminale. Për këtë arsye në filtrat e Prokurorisë Antikorrupsion kanë përfunduar agjentët e policisë dhe byrosë së hetimit që po ekzekutonin urdhër-arrestet në terren.
Për llogari të këtij hetimi, sipas burimeve janë vënë nën sekuestro disa aparate telefonikë, mes të cilëve edhe të zyrtarit të lartë të policisë, Ilir Proda.
/vizionplus.tv








