Subscribe

Një 34-vjeçar u gjet i vrarë mëngjesin e kësaj të premteje në Fushë Krujë.

 

 

Viktima u identifikua si Indrit Ndoj. Trupi i pajetë i të riut u gjet në një rrugë dytësore në lagjen “Bakishe Visha” rreth orës 08:20. 34-vjeçari ishte qëlluar me armë zjarri në pjesën e këmbës dhe ishte hedhur në kanal.

 

 

Trupi i pajetë u gjet rastësisht nga familjarët, teksa ishin nisur të shkonin në punë.

 

 

Hetuesit mblodhën provat e para në vendngjarje, ndërsa morën dhe dëshmitë e të afërmve të 34-vjeçarit.

 

 

Nga hetimet e para, dyshohet se Indrit Ndoj mund të jetë dhunuar e më pas ekzekutuar në zonë tjetër nga persona ende të paidentifikuar, e më pas është hedhur në kanal me qëllim zhdukjen e gjurmëve.

 

 

Kjo, pasi familjarët pohuan se 34-vjeçari lëvizte gjithmonë me biçikletë, e cila nuk u gjend në vendngjarje.

 

 

Ende nuk dihen shkaqet e krimit, ndërsa një nga pistat që po hetohet është ajo e larjes së hesapeve, por dhe konflikteve të mëparshme që viktima mund të ketë pasur.

 

Indrit Ndoj në shtator të vitit 2021 ishte arrestuar nga policia për trafik klandestinësh.

 

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *