E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Donald Trump betohet si President i 47-të i SHBA

Donald Trump është betuar si Presidnti i 47-të i SHBA-ve. Në një ceremoni të zhvilluar në Kapitol ku kanë marrë pjesë me qindra mijëra njerëz duke nisur nga ish-Presidentët e SHBA e deri te liderët më të rëndësishëm botërorë, Trump është betuar si President i 47-të i SHBA-ve.

Ceremonia është zhvilluar brenda në Kapitol për shkak të temperaturave të ulta. Trump është betuar mbi 2 Bibla për mbrojtjen e Kushtetutës.

Kjo është hera e dytë e Trump në krye të SHBA-, pasi u largua katër vite më parë pasi humbi përballë Joe Biden, i cili ishte sot i pranishëm në Kapitol.

Trump do të jetë Presidenti i parë i cili do të shërbejë në mandate jo të njëpasnjëshme që nga vitet 1890. /Vizionplus.al/

Vazhdo të lexosh

Reklamë