Merr fund saga e tensioneve mes liderëve të koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet” për mandatin e deputetit të fituar në qarkun e Tiranës.
Pas dorëheqjeve të mëparshme të kandidatëve në listë të mbyllur, të dorëzuar pranë KQZ, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka mandatuar Kleana Xhuvelin nga lista e mbyllur duke lënë jashtë parlamentit Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin.
Lexo edhe :
Related Posts
“Nuk ka dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar. Në rastin konkret. Klena xhuveli ka pohuar se dëshiron të marrë mandatin, nëse ky do të jetë rasti, e ka bërë edhe Zerqir Kordhoni, por duke qenë se Klena është renditur në listën e mbyllur të këtij koalicioni më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit të këtij koalicioni përsa kohë ajo e ka interesin për këtë”, tha Celibashi.
E pranishme në sallë, deputetja e re Kleana Xhuveli nuk e shmangu reagimin për mediat duke u zotuar për përfaqësim dinjitoz në parlament
“Duke qenë se lëvizja jonë ka në themel garën me lista të hapura, zotohem se do ta përfaqësoj me dinjitet mandatin e 80 mijë shqiptarëve. Në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes tonë, Adriatik Lapaj, unë do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi”, tha Xhuveli.
26-vjeçarja Xhuveli ka lidhje familjare me drejtuesin e subjektit Shqipëria Bëhet si dhe ka qenë aktive gjatë fushatës elektorale. Më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat përfundimtare të të gjithë qarkut Tiranë për të gjitha subjektet politike./vizionplus.tv






