Gjykata Penale e Tiranës i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest në burg” 30- vjeçarit Elis Suçi, për vjedhjen në market të rreth 100 mijë lekëve të reja disa kohë më parë.

 

Gjatë marrjes në pyetje Elis Suçi pranoi autorësinë e vjedhjes, ndërsa pretendoi se e ka bërë prej fëmijës së tij të mitur. Ndërkohë, në vazhdim pritet që Gjykata e Tiranës t’i komunikojë edhe masën e sigurisë sa i përket të shtënave me armë gjatë tentativës së policisë për ta arrestuar në datën 3 mars të këtij viti pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova”.

 

Të martën gjykata do të caktojë për të masën e sigurisë për sa i përket grabitjes së 1 milion lekëve të reja në pikën e Postës Shqiptare në Kamëz, në datën 18 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *