Shtyhet  gjyqi ndaj ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha e arrestuar për korrupsion.

 

Mësohet se shkak i  shtyrjes së seancës është bërë mungesa e gjyqtarit Erion Çela. Seanca e radhës gjyqësore është caktuar më 14 shkurt të këtij viti.

 

Kujtojmë se Enkelejda Hoxha u arrestua pas një hetimi të SPAK pasi dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke mundësuar lirimin nga burgu të shumë emrave të njohur të botës së krimit.

 

Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *