Pasi u vetëdorëzua në Policinë e Korçës, Roxhers Demirazi, 20-vjeçari shqiptari i cili akuzohet si i përfshirë në vrasjen e tifozit Alkis Kambanos në Selanik, iu dorëzua autoriteteve policore greke.

 

Demirazi pritet të transferohet në Gjykatat e Selanikut, ku do të përballet me drejtësinë dhe pritet të tregojë më shumë për të përfshirët e tjerë në vrasje.

 

Një ditë më parë, i riu shqiptar, në dëshminë e tij, tregoi pendesë për arratisjen.

 

“Më vjen keq që u largova. Dua të kthehem dhe të gjykohem për të thënë të gjithë të vërtetën për atë që ndodhi në të vërtetë atë natë. Më vjen shumë keq për djalin”, u shpreh 20-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *