Subscribe

Nën shoqërimin e efektivëve të policisë, ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda u paraqit këtë të entje para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa trupi gjykues, pasi u njoh me provat e paraqitura nga prokuroria vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie për ish-zëvendësministren, e cila akuzohet për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.”

 

Ish-numri dy i ministrisë së Brendshme perfundoi nen rrjeten e SPAK gjate pergjimeve qe çuan ne pranga Prokurorin e Kukesit, Edmond Karriqi. Sipas dosjes së prokurorisë, ishte avokatja Majlinda Hasani, ajo qe luajti rolin e ndermjeteses qe Voda te fuste ne pune kundrejt pageses Florida Beun.

 

Nga hetimet, rezulton se ish-zv.ministria ka zhvilluar një takim me Florida Beun dhe Hasanin në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ku i ka dale garant per ta futur ne pune si specialiste, kundrejt shumës 1000 euro.

 

Nga verifikimet ka rezultuar gjithashtu se në 28 shkurt 2020, të trija gratë janë takuar në Ministri dhe Florida Beu ka aplikuar në 11 vende pune, por nuk u shpall fitesue.

 

Krahas parave, Florida Beu dyshohet se i ka bere dhurate ish-zv.ministres dhe nje arke me peshk, të cilën e ka marrë në Portin e Durrësit, si dhe nje celular.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *