Një familje vietnamezë po kalon orët e ferrit, pasi dyshon se mes 39 viktimave që u gjetën pa jetë në kamionin frigoriferik në Essex në Britaninë e Madhe, mundtë jetë edhe vajza e tyre.

 

Përmes një mesazhi të publikuar në mediat vendase familjarët e 26 vjeçares  Phạm Thị Trà My, bëjnë me dije se vajza i ka njoftuar përmes një sms-je se nuk merrte dot frymë dhe kërkonte ndjesë.

 

“Më vjen keq, mama. Rruga për jashtë nuk më shkoi mirë. Mama, ju dua shumë ty dhe babain. Po vdes sepse nuk marr dot frymë”.

 

Ndërkohë raportet fillestare nga policia kishin sugjeruar se të gjitha viktimat besohej se ishin kineze.

 

Megjithatë, në një deklaratë të lëshuar së fundi, ajo tha se “ndërsa hetimet vazhdojnë, të dhënat mund të ndryshojnë në lidhje me identifikimin.”

 

Ndërsa policia nuk ka konfirmuar ende identitetin e atyre që ishin në rimorkio, frika e familjes nxjerr në pah vështirësitë në marrjen e informacionit për personat e trafikuar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *