Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë sjellë pamje nga momenti kur Aleksandar Gjorçevski babai i 14-vjeçares që u rrëmbye dhe më pas u vra, del para Gjykatës Penale në Shkup.

 

Siç shihet edhe nga video, Gjorçevski i cili dyshohet se është personi i cili raportoi për lëvizjet e së bijës te rrëmbyesit, sapo ka parë kamerat është drejtuar drejt tyre dhe ka bërë dy gishtat e mëdhenj me shenjën “OK”.

 

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, kryeprokurori Gavril Bubevksi, duke folur para mediave deklaroi se provat e ndërmjetësimit tregojnë se organizatorët i kanë marrë informatat nga babai i saj për atë se kur vajza do të dalë nga shtëpia.

 

“Për babain tani për tani kemi dëshmi se si ndërmjetësues ka marrë pjesë në informimin kur vajza do të dalë nga shtëpia që të rrëmbehet. Nuk kemi njohuri se është i involvuar në motivin e vrasjes. Një nga personat e dyshuar tha se informatat për vajzën i ka babai”, tha Bubevski në konferencën e paradites së sotme, ndërsa shtoi se babai i ka mohuar veprimet.

 

Gjithashtu në konferencë u theksua se i dyshuari i parë, i cili është organizator dhe ekzekutor i vrasjes, është në arrati, ndërsa tre të dyshuarve u është dhënë masa e paraburgimimit prej 48-orësh.

 

Kujtojmë se bashkë me adoleshenten është gjetur i vrarë dhe një 74-vjeçar, të cilët nuk kanë pasur njohje me njëri-tjetrin, ndërsa në ngjarje është përdorur automjeti i këtij të fundit, të cilit më pas i është vendosur flaka.

 

14 vjeçarja u raportua e zhdukur më 27 nëntor dhe u shpall në kërkim nga Interpol.

 

Vanja është rrëmbyer pasi ka dalë nga banesa. Ka qenë i ati që ka dhënë informacion për ditën dhe orën që 14-vjeçarja do dilte nga shtëpia. Ndërsa vrasësi i saj është arratisur dhe po punohet për kapjen e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *