E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dyshohet se ekzekutoi Behar Sofinë në mes të Tiranës, arrestohet në Mal të Zi 23-vjeçari

Autoritetet malazeze kanë arrestuar një 23-vjeçar, i cili dyshohet se është autor i vrasjes së Behar Sofisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të Tiranës, pak javë më parë, ku Sofia u ekzekutua me dy plumba, në qafë dhe shpatull. Mësohet se i riu ishte i veshur sportiv ditën e ngjarjes, teksa Sofia ishte duke ecur në këmbë. Pasi qëlloi Sofinë me armë zjarri, autori mori biçikletën që e kishte lënë poshtë Urës së Lanës dhe u largua për nga Liqeni i Tiranës.

Dyshohet se 23-vjeçari iku për në Mal të Zi nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, një ditë pas krimit. Sot, autori iu dorëzua Policisë së Tiranës.

Sofia dyshohet të ishte pjesë e trafikut të heroinës nga Turqia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë