Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
02 June 2026
Vizion fokus

Zvërneci/ Tsipras i përgjigjet sërish Ramës: Mos më jep...

Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk kemi asnjë projekt për...

Magyar kërcënon presidentin hungarez me largim nga detyra

“Trupat izraelite nuk do të sulmojnë Bejrutin”, Trump bisedë...

IDF urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit

Antonio Costa viziton nesër Shqipërinë, zbardhet agjenda

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë, makina mbetet...

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e marrëdhënieve me...

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen 19 anëtarët...

Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë gjejnë zgjidhjen...

Dyshimet për sabotim, Orban viziton gazsjellësin pranë kufirit hungarezo-serb

6 Prill 18:25

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka udhëtuar të hënën drejt gazsjellësit Rrjedha Turke (TurkStream) që gjendet në kufirin hungarezo-serb, për të inspektuar infrastrukturën të cilën Qeveria e tij thotë se është shënjestruar nga tentime të dështuara sabotimi – gjashtë ditë para zgjedhjeve parlamentare, që sipas sondazheve, ai do të mund t’i humbë.

“Dje ata dëshiruan të shpërthejnë tubacionin e gazit”, ka shkruar Orban në Facebook para se të nisej për në pikën kufitare.

“Jemi duke kontrolluar nëse gjithçka është në rregull në anën hungareze”.

Autoritetet serbe kanë thënë se i kanë gjetur dy çanta me rreth katër kilogramë të lëndëve shpërthyese afër fshatit Velebit në veri të Serbisë, më 5 prill, bashkë me kapakë detonatorësh dhe mjete të përdorura për të montuar pajisje shpërthyese.

Zyra e Prokurorit të Lartë në Suboticë ka thënë se rasti është klasifikuar si trafikim i paligjshëm i armëve ilegale dhe lëndëve shpërthyese të lidhura me sabotazhin e dyshuar.

Zbulimi ka nxitur shpejt polemika mbi përgjegjësinë, teksa gjithçka ka ndodhur në periudhën pak para zgjedhjeve në Hungari.

Duke folur në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Mbrojtjes së Hungarisë, Orban nuk e ka përmendur me emër Ukrainën, mirëpo ka thënë se Kievi “me vite ka tentuar t’ia pamundësojë Evropës energjinë ruse”, dhe ka shtuar se sulmet në segmentin rus të Rrjedhës Turke përbëjnë “rrezik vdekjeprurës për Hungarinë”.

Ministria e Jashtme e Ukrainës e ka hedhur poshtë çdo përfshirje.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se “nuk ka të dhëna të besueshme” se kush është përgjegjës, mirëpo ka sugjeruar se Ukraina mund të jetë e përfshirë, duke cituar ato që ai ka pretenduar se kanë qenë sulme në infrastrukturën e energjisë në të kaluarën.

Reagime pati edhe nga inteligjenca ushtarake e Serbisë.

Duro Jovaniç, drejtor i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë ka thënë se “nuk është e vërtetë që ukrainasit kanë tentuar të organizojnë këtë sabotazh” dhe që atribuime të tilla do ta komplikojnë gjetjen e përgjegjësit.

“Bazuar në shënimet në lëndët shpërthyese, është e qartë se prodhuesi është nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Jovaniç.

“Tani, a do të sugjerojë dikush që Shtetet e Bashkuara do të përfitonin nga kjo situatë në këtë moment?”.

Sipas tij, analizat forenzike të dëshmive janë duke u kryer dhe do të ketë informacione të reja.

Ai, po ashtu, ka thënë se agjencia që drejton, ka muaj që paralajmëron lidershipin politik që mund të ketë sulme në infrastrukturën e gazit, por që shqetësimet e tij janë pritur me “skepticizëm dhe mospajtime”.

Jovaniq ka pretenduar se një imigrant me trajnim ushtarak është mbrapa operacionit të dyshuar të sabotazhit.

Sërgjan Cvijiq nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë ka dilema në këtë drejtim.

“Autoritetet tona nuk guxojnë ta akuzojnë hapur Ukrainën, prandaj shpikin ndonjë migrant të supozuar, çka i shkon për shtati retorikës anti-migrante të Orbanit”, ka thënë ai.

Ky incident ka ardhur në kohën e mospajtimeve tjera lidhur me sektorin e energjisë.

Budapesti ka përplasje me Kievin për pezullimin e transportit të burimeve ruse të energjisë përmes gazsjellësit Druzhba, për çka Hungaria dhe Sllovakia e fajësojnë Ukrainën, derisa Kievi ia atribuon fajin një sulmi rus me dronë për dëmet në tubacion.

Orban ka përfituar nga këto mospajtime për të bllokuar miratimin formal të kredisë së BE-së për Ukrainën në vlerë të 90 miliardë eurove, e cila është miratuar nga 26 vendet tjera të bllokut në dhjetor.

Në pamje më të gjerë, Orbani dhe partia e tij Fidesz kanë tentuar ta lidhin liderin e opozitës, Peter Magyar me Ukrainën dhe BE-në.

Magyar e ka përshkruar incidentin në tubacion si përpjekje transparente për t’i rritur numrat për Orbanin.

Mirëpo, Orbani, duke folur para kamerave, e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

“Ky zhvillim nuk ndikon në zgjedhje. E prek sigurinë energjetike të Hungarisë. Le të mos e përziejmë fushatën me udhëheqje të shtetit”, ka thënë ai.

Zgjedhjet në Hungari do të mbahen më 12 prill, ndërsa Orban është në pushtet që 16 vjet. /REL/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Dyshime hungarez Orban serbo Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Shtyhet televotimi, Sara: Zhaku do vazhdojë të jetë e bezdisshme

më shumë...

“Zgjedh të jem në jetë ai që dua”, Visi përplaset me Mozën, poetja: Unë jam në rol

më shumë...

“Po argëtohem duke u tallur”, Zhaku, Iliri dhe Sara në televotim, fermerët nuk kursejnë akuzat për njëri-tjetrin

më shumë...

Magyar kërcënon presidentin hungarez me largim nga detyra

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

12:56

Shtyhet televotimi, Sara: Zhaku do vazhdojë të...

11:41

“Zgjedh të jem në jetë ai që...

10:27

Frymëzim për disa breza, Adi Krasta “thyen...

10:13

Zvërneci/ Tsipras i përgjigjet sërish Ramës: Mos...

9:57

“Po argëtohem duke u tallur”, Zhaku, Iliri...

9:26

Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai...

9:10

Nis Ferma VIP 3, surpriza, eliminime dhe...

9:03

Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk kemi asnjë...

8:55

Magyar kërcënon presidentin hungarez me largim nga...

8:49

“Trupat izraelite nuk do të sulmojnë Bejrutin”,...

8:23

IDF urdhëron evakuimin e periferive jugore të...

8:20

Antonio Costa viziton nesër Shqipërinë, zbardhet agjenda

8:08

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë,...

7:55

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e...

7:54

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen...

7:53

Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë...

7:36

Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit, s’ka bombardime

7:20

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak...

6:30

Rama nga Berati: Investimin në Berat do...

6:27

Marina Orikum, porta moderne e turizmit detar...

Më të klikuarat

  • “Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej jush”...
  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai përjashton fermerin...
  • Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu i PL-së do të marrë pj...
  • “Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.