Subscribe

Një 38-vjecar eshte ekzekutuar me armë zjarri pak pas mesnatës së të mërkurës  në Katund Sukth të Durrësit.

 

Fatjon Dervishi banor I këtij fshati është qëlluar me armë nga persona ende te paidentifikuar, pranë mbikalimit të shinave të trenit, në kohën që po shkonte tek shtepia e të atit.

 

Ai ishte ne makine bashkë me një shok në kohën që është qëlluar me armë.

 

38 vjecari ka marë dy plumba në trup dhe ndonëse u dërgua menjëhere ne spitalin e Durrësit, humbi jetën pak caste më vonë në spital. Fatjon Dervishi, I martuar dhe me dy fëmijë, mësohet se qëndronte në Francë kohet e fundit,  ndërsa familja jeton në Itali.

 

Vetë viktima nuk rezulton të ketë precedent penalë, por paraprakisht  një prej pistave ku po heton policia, është një konflikt që vëllai i viktimës ka pasur një vit më parë.

 

Vëllai i tij, 23-vjeç, është i akuzuar  për plagosje me armë dhe drogë. Ai aktualisht ndodhet në burg, pasi ka qëlluar me armë zjarri një vajzë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *