Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka marrë shkas ngë pamjet e publikuara, ku shfaqen njerëz të grumbulluar dhe pa maska tek Kodrat e Liqenit, për t’iu drejtuar me një mesazh qytetarëve.

 

Manastirliu shkruan se këto pamje tregojnë që nuk po merret seriozisht rreziku që sjell moszbatimi i rregullave të vendosura anti-Covid.

 

Ajo theksoi se do të vijojet të bëhet e pamundura për të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm.

 

“Të dashur qytetarë, Kjo pamje do të ishte e zakonshme në një kohë tjetër. Në një kohë normale. Pa pandemi. Pamje si kjo tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura. Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithësecilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet. Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm. Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës. Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit. Por një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë sfiduese për mbarë globin është:
Çfarë po bëj për ta shmangur rrezikun? Çfarë po bëj për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, nga ky virus i rrezikshëm? Në luftë përballë #Covid19, ne kemi ato armë dhe mjete që po përdor sot e gjithë bota, por që jo të gjithë po i përdorim. #MASKA #DISTANCA↔ #HIGJIENA #KUFIZOKONTAKTET Me durim, kurajo e solidaritet do ia dalim së bashku #SiNjëFamilje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *