Subscribe

Spitali rajonal i Shkodrës prej disa javësh është kthyer në qendrën kryesore shëndetësore për banorët jo vetëm të këtij qarku, por edhe ata të Lezhës e Laçit.

Pas mbylljes së spitalit të Lezhës për rikonstruksion, të gjitha urgjencat shëndetësore përballohen nga bluzat e bardha të kryeqendrës së veriut. Vetëm në urgjencë mesatarja ditore e vizitave i kalon 150 pacientë.

 “Fluksi është një gjendje konstante , në korridore ka shumë pacientë edhe kjo krijon një lloj  vështirësie në menaxhimin e tyre”, shprehet mjeku Astrit Lahi.

Ndikuar edhe nga virozat e stinës, situata është bërë e vështirë për tu menaxhuar. Urgjenca e Shkodrës ka vetëm një mjek në turn, çka ndikon te puna e përditshme.

 “Nje mjek ne turn, është shumë e veshtirë por kaq eshte kapaciteti per momentin”, thotë Lahi.

Jo vetëm urgjenca, por edhe pavijonet janë të mbushura me pacientë të shtruar në këtë periudhë, pasi numri i qytetarëve që trajtohen është dy deri në trefishuar.

Kjo situatë pritet të zgjasë së paku për 1 vit, aq sa do të marrin kohë punimet për rikonstruksionin e spitalit të Lezhës. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *