Subscribe

Mbi 6000 vizita tek psikiatri janë kryer për këtë vit në njërën nga 3 qendrat komunitare të shëndetit mendor në kryeqytet. Mjekët, ndërsa pohojnë se kjo shifër është dyfishuar në krahasim me një vit më parë, tregojnë edhe shkaqet që rëndojnë gjendjen psikologjike të qytetarëve.

ARJANA RRELI
MJEKE PSIKIATRE

“Pandemia vërtet ka sjellë një rritje të numrit të rasteve jo vetëm për shkak se vërtet janë rritur problematikat, por edhe për shkak të një ndërgjegjësimi të popullatës përsa i përket shqetësimeve të shëndetit mendor. Nëse vjet në këtë periudhe flasim për shifra mbi 3mijë, sivjet numri është mbi 6 mijë persona. Problemi që ne hasim më tepër është ankthi, ataku i panikut apo i ndryshimeve të gjumit dhe të humorit që kanë lidhje me çrregullim të stresit pas traumës, konsideuar që ne vijmë nga trauma e tërmetit dhe vetë pandemia ka qenë një traumë. Pa mënjanuar edhe faktorët socialë dhe ekonomikë”.

Shqetësues mbetet fakti që mosha nga 20 deri në 40 vjeç është më e prekur nga çrregullimet e ankthit dhe stresit.

“Moshat më të prekura janë moshat e reja. Mosha 20 deri ne 40 vjecc është ajo që kërkon më tepër ndihmë për faktin që jo vetëm që kanë më pak komplekse, por edhe sepse janë mosha aktive që duan të vendosin sa më shpejt mirëqënien e tyre dhe janë pikërisht ato që përpiqen të marrin përgjegjësi apo që janë duke drejtuar një familje, kështu që duan sa më parë të arrijnë mirëqënien e tyre”

Sikurse mosha aktive, edhe mosha e tretë është një target që përballet stresin e shkaktuar nga vetmia dhe mungesa e ndërveprimit social.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *