Subscribe

Urgjenca kombëtare do të dyfishojë ekipet e terrenit për shërbimin në banesë për qytetaret e prekur nga SARS COV2.

Ministrja e Shëndetësisë gjatë inspektimit në këtë njësi shërbimi deklaroi se në periudhën vjeshtë-dimër do të shtohen kapacitetet njerëzore.

Tirana mbetet vatër e nxehtë, por ndërkohë jemi duke u përgatitur për përgjigjen ndaj situatës në të gjithë vendin. Në këtë moment jemi duke ndërtuar edhe më shumë skuadra mobile për pacientët me COVID19, pra skuadra të lëvizshme të cilat do të ofrojnë ndihmën në banesë sipas protokolleve, sipas gradës së sëmundshmërisë, për ata të cilët do të kenë nevojë për asistencë në shtëpi, apo për transferimin në spital, sipas protokolleve. Përgjatë vjeshtë-dimrit, do të dyfishojmë ekipet tona të terrenit.

Njësia e koordinimit po përballon fluksin e thirrjeve të qytetareve që janë infektuar me COVID-19.

Janë mbi 500 thirrje në ditë janë vetëm për Covid19 në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Nga ana tjetër Urgjenca Kombëtare vijon që të japë shërbime edhe për gjithë patologjitë e tjera.

Aktualisht në Urgjencën Kombëtare priten 540 thirrje në ditë vetëm për COVID19, ndërsa kryhen rreth 50 shërbime në ditë në banesë. Që prej fillimi të epidemisë janë mbi 100 mijë thirrje për koronavirusin të pritura nga ky grup koordinimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *