Dy katet shtesë të një pallati në Pogradec janë përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit të qytetit, ndërsa mendohet se shkak ka qenë oxhaku i nje apartamenti.

Nga zjarri janë djegur totalisht dy katet shtesë ndërsa zjarrëfikësit kane lufutuar me flaket për te shmangur perhapjen ne katet e tjera. Gjatë nderhyrjes dy zjarrëfikës kane marre lendime.

Gjate renies se zjarrit fatmirësisht nuk ka pasur banorë. Ndërkohë ata të kateve të poshtme të pallatit, kanë vrapuar menjëherë jashtë.

Forca të shumta zjarrfikëse nga Korca, Maliqi e Prrenjasi jane angazhuar ne operacionin per shuarjen e flakeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *