Subscribe

Ish-kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla është dënuar nga gjykata e posaçme me 3 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë vetëm dy vjet në qeli.

Ai ishte akuzuar nga SPAK për shkelje e barazisë në tendera si dhe për shpërdorim të detyrës. Po ashtu, gjykata e dënoi Allën edhe me ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.

Lexo edhe :

Related Posts

Bashkë më të gjykata ka gjetur fajtorë edhe 8 persona të tjerë, zyrtarë e biznesmenë, të cilët janë akuzuar për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera si dhe falsifikim.

Hetimet e SPAK konkluduan se ish-kreu i Bashkisë Bulqizë ka favorizuar të afërmin e tij, Aqif Konesha, duke i dhënë një tender me vlerë 3 mln euro për shërbime publike.

Ai u arrestua në mars të këtij viti, pas dyshimeve për abuzime me këtë tender duke mbështetur kompaninë që të fitonte në shkelje të procedurave ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *