Banorët e një pallati 12 katësh te lagjes 12 në qytetin e Durrësit protestuan para bashkisë duke kërkuar që të hyjnë sa më parë në shtëpitë e tyre.

 

Ata thanë se ndonëse kanë kaluar dy vite punimet për riparimin e tij ende nuk kanë nisur.

 

Pallati  është shpallur me shkallë dëmtimi DS3.

 

Ndërsa autoritetet bashkiake pohuan se lidhur me rastin nuk ka asnjë vendim pasi është ende duke u shqyrtuar nga instituti i ndertimit akt ekspertiza.

 

Kjo pasi objekti ka pasuar çedim dhe pritet të vendoset në ditët në vijim nëse do të shembet apo riparohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *