Subscribe

Numri i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi ka shkuar në 20. Mbrëmjen e së shtunën ndërroi jetë një paciente 84-vjeçare nga Tirana. Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale S.D, e cila ishte shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv. Ajo ishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.

 

Po ashtu, edhe ne spitalin e Shkodres humbi jetën një paciente e infektuar me COVID-19. Viktima identifikohet si R.H., 80 vjeçe. Ajo u ekzaminua pozitv me koronavirus gjate dites se shtune, ndërsa vuante edhe nga zemra, tensioni dhe diabeti.

 

80 vjeçarja eshte viktima e pare nga COVID-19 ne qytetin e Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *