Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 43-vjeçare ndodhi gjatë natës në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Një makinë përplasi për vdekje gruan, nënë e tre fëmijëve. Policia është njoftuar nga vetë drejtuesi i automjetit, i cili është munduar edhe t’i japë ndihmën e parë 43-vjeçares.
Ndërkohë, edhe në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, në afërsi të fshatit Qesarat, një 71-vjeçar humbi jetën, pasi motomjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga.





