Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas ngajrjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ky dy persona u ekzekutuan me armë zjarri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shkruans e breshëritë e plumbave po zbrazen pa kursyer askënd dhe pa ju dridhur dora para askujt.
Ai ka ngritur akuza ndaj qeverisë teksa shkrun se nuk ka fuqi dhe as dëshirë të përballet me krimin, pasi sipas Salianjit, ata janë ortakë.

“Breshëritë e plumbave po zbrazen kudo, në mes të qyteteve, në zonat më të populluara dhe pa kursyer askënd dhe pa ju dridhur dora para askujt! Krimi është trimêruar dhe po bën kërdinë me eleminime të tipit mafioz, vrasje, grabitje, drogë, dhunë, vjedhje…
Për fat të keq siç e kemi paralajmëruar krimi pjell krim, perdorimi i bandave në zgjedhje praktikisht është dorezimi i territorrit dhe sovranitetit ne duart e tyre! Qeveria as nuk ka fuqi as nuk ka dëshirë të përballet me krimin, ata janë ortakë, ata duhen zhdukur njësoj si e keqe e madhe për çdo familje, për çdo qytetar”, shkruan Salianji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *