E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dy të vdekur në New York, mister motivet e krimit

Dy persona kanë humbur jetën nga sulmi me armë që ndodhi këtë të mërkurë në një spital në New York.

 

Sipas mediave amerikane, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një dhomë në katin e katërt të spitalit “Westchester Medical Center” në Valhalla, ku një burrë qëlloi një paciente e më pas veten.

 

Viktimat e kësaj ngjarje janë rreth moshës 70 vjeç. Në momentin e ngjarjes askush tjetër nuk ishte në dhomë kur ndodhi ngjarja. Trupi i pajetë i gruas u gjet i pajetë në shtratin e spitalit, ndërsa i burrit në dysheme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë