Subscribe

Dy të moshuar vdiqën për shkak të koronavirusit në orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë humbur jetën një 75-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Shkodra, duke e çuar kështu totalin e të vdekurve në 364.

 

Mes 809 testimeve të kryera, 150 qytetarë u konfirmuan pozitivë me COVID-19. Gjithsej, numri i të sëmurëve në vendin tonë është 12.535.

 

Nga ana tjetër, janë shëruar 55 persona të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.995. Në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po marrin trajtim 189 pacientë, 16 prej tyre në terapi intensive dhe pesë të intubuar.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *