Subscribe

Presidenti Bujar Nishani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për te interpretuar nenin 98 pika 1, lidhur mes situatën e krijuar, pasi sipas tij dispozita është e paqarte. Kreu i shtetit fajëson Kuvendin se nuk ka marre vendim mbi dy dekretet per shkarkimin e ministrave per t’i hapur rruge emërimit te dy te rinjve, çka sipas tij ka sjelle ketë ngërç. Por si ka vepruar Nishani ne situata te ngjashme lidhur me aktet e dekretimit te kabinetit Rama. Ne rastet e mëparshme rezulton qe ai te ketë firmosur ne te njëjtën dite dekretet e shkarkimit me ate te emërimit. Kështu ka ndodhur me lirimin e Ilirian Celibashit nga posti i ministrit te Shtetit pranë Parlamentit dhe emërimit te Ermonela Felajt ne vend te tij, ku firma e Nishanit është vendosur saktësisht ne datën 27/08/2015. Po ashtu shihet se ne aktet e dekretimit te kabinetit Rama diferenca nga propozimi i kryeministrit e deri tek shpallja është maksimumi katër dite, pra Presidenti e ka respektuar afatin e tij kushtetues prej shtate ditësh. Presidenti firmosi vetëm dekretet e shkarkimit te  Shkëlqim Canit si ministër i Financave dhe te Arben Ahmetajt si ministër i Ekonomisë. Çështja e mos firmosje te emërimit te Ahmetajt tek Financat dhe te Milva Ekonomit tek Ekonomia ka shkaktuar përplasje mes qeverise dhe kreut te shtetit. Mazhoranca madje ka paralajmëruar nëpërmjet ministres Ermonela Felaj se nëse Nishani sillet si militant, atëherë do te nisin procedurat për shkarkimin e tij.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *