E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dy shpërthime të fuqishme alarmojnë Sarandën, ndalohen dy adoleshentë

Dy shpërthime të fuqishme kanë alarmuar mbrëmjen e së dielës Sarandën

Shpërthimet me lëndë piroteknike krijuan panik te banorët dhe vizitorët në zonë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Plazhi i Ri”, ku menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë.

Pas hetimeve paraprake, efektivët kanë identifikuar dhe ndaluar dy të rinj që dyshohet se kanë hedhur lëndë piroteknike me fuqi të lartë shpërthyese.

Reklamë

Të ndaluarit janë Ervis Ogici, 18 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë dhe 17-vjeçari me iniciale K.K., lindur në Kozani dhe banues në Korfuz të Greqisë.

Të dy janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku ndaj tyre po kryhen veprimet procedurale për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e incidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë