E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dy punëtorë vdesin nga vapa/ Urdhri: Ndalohet puna gjatë orëve më të nxehta të ditës!

Dy persona vdiqën nga vala e nxehtësisë në Puglia në ditët e fundit.

 

Në rajonin e Italisë temperaturat arritën deri në 40 gradë dhe për shkak të vapës, Camara Fantamadi dhe Antonio Valente humbën jetën teksa punonin.

 

Reklamë

Njëri prej tyre po shpërndante fletushka në pikun e vapës, kurse tjetri u asfiksua nga i nxehti teksa punonte në një kantier ndërtimi.

 

Për këtë arsye, Guvernatori i Puglias, Michele Emiliano ka urdhëruar që të ndalet puna në kushtet e ekspozimit të zgjatur në diell, nga ora 12.30 deri në 16.00. Urdhri do të jetë në fuqi deri më 31 gusht 2021.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë