Subscribe

Këshilli i lartë i prokurorisë vendosi marrjen në mbrojtje të prokurores së posaçme, Doloreza Musabelliu, dhe ish-prokurores së Lushnjës, Merita Selimi.

 

Ky vendim u mor pasi i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu se dy përfaqësuesit e organit të akuzës ishin vënë në shënjestër nga grupi i Laert Haxhiut.

 

Pritet që garda e republikës dhe reparti special i Renea-s të sigurojnë mbrojtjen e Musabelliut dhe Selimit.

 

Ish-prokurorja e Lushnjës hetoi masakrën ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

 

Pas dy vitesh hetime, dosja i kaloi për kompetencë strukturës së posaçme dhe konkretisht prokurores Doloreza Musabelli.

 

Kjo e fundit kërkoi dënimin me burg të përjetshëm të Anterio Kaloshit dhe Orgest Bilbilit. Ndërsa për Laert Haxhiun gjykimi vijon në seancë paraprake, pasi gjykata e Janinës refuzoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *