Subscribe

Bashkia e Tiranës vijon mbjelljen e pemëve ne parkun e Liqenit Artificial. Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe përfaqësia e OKB-së në Tiranë i kanë dhuruan kryeqytetit 2 pemë për çdo makinë që kanë ne përdorin.

 

“Jam shumë i lumtur sot që Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe i gjithë stafi i tyre në Tiranë na janë bashkuar për mbjelljen e pemëve në Parkun e Liqenit. Sapo kemi hapur një shteg të ri, të cilin po e gjelbërojmë në të dyja anët dhe ato i janë përgjigjur sfidës tonë. Sfida jonë ishte, kush ka një makinë duhet të mbjellë dy pemë. Kështu që, për të gjitha makinat e Kombeve të Bashkuara që qarkullojnë në Tiranë kemi marrë mbrapsht dy pemë. Nëse të gjitha bizneset, kompanitë, sipërmarrjet, organizatat e huaja e ato vendore, kushdo që ka një makinë e shumëzon për dy dhe i jep qytetit dy pemë, unë them se në një farë mënyre e ka larë ndërgjegjen nga përdorimi i makinës në Tiranë”, shtoi kryebashkiaku.

 

Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë projektin e mbjelljeve të pemëve dhe të krijimit të Pyllit Orbital.

 

“Do vazhdojmë me ambicien tonë për ditë duke mbjellë 2 milionë pemë dhe besoj se një nga arsyet pse ne dhe OKB-ja punojmë kaq mirë bashkë është sepse çdo ditë mundohemi të bëjmë diçka konkrete. Kur kemi agjenci të huaja, lokale që funksionojnë me këtë mentalitet, pra duhet të prodhojmë një rezultat të prekshëm për qytetarët, është mënyra se si mund të avancojmë më shpejt Tiranën dhe ambiciet tona. Nuk ka një buton të cilin ne e shtypim dhe Tirana bëhet qytet i gjelbër nëse nuk mbjellim përditë. Këtë vit po thyejmë rekordin tonë për 100 mijë pemë, do ta vazhdojmë këtë gjatë gjithë kohës, për Krishtlindje, në Vitin e Ri, pushimet e dimrit, deri në prill, derisa të kemi mundësi të mbjellim dhe besoj vitin tjetër do të jemi akoma mirë. Them që deri në vitin 2030 Tirana do ta ketë pajën e vet që është mushkëria që e rrethon qytetin, Pylli Orbital”.

 

Bashkia e Tiranës ka marrë edhe një sërë vendimesh për të nxitur përdorimin e mjeteve elektrike në transportin publik me qellim reduktimin e ndotjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *